Uji Dea

Lutjet e besimtarit mysliman shkaktojnë ulje emergjente

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një avion i “United Airlines”, në fluturim nga Denveri në Uashington bëri ulje emergjence në orët e para të së premtes, pasi një prej udhëtarëve u ul dhe nisi të falej në korridorin e ngushtë midis ulëseve të avionit.

Sipas raportimeve, mashkulli i paidentifikuar, nisi të falej me zë të lartë në arabisht dhe ngjalli panik në bordin e avionit, duke bërë që të dyshohej si një terrorist i mundshëm.

Fluturimi “UA 662” ishte në fazën e uljes në kryeqytetin amerikan, por si rrjedhojë e kësaj të papriture, ndërroi kurs dhe realizoi një ulje të shpejtë në aeroportin më të afërt, në Virxhinia, transmeton TCH.

Eco Higjiena

Pasi kapiteni i avionit deklaroi gjendjen e emergjencës, një eskortë policore u paraqit pranë “Boeing 757” dhe eskortoi besimtarin musliman jashtë kabinës për ta marrë në pyetje.

Nga të dhënat, i dyshuari nuk kishte asnjë lidhje me terrorizmin dhe vetëm po realizonte një prej pesë faljeve ditore të udhëzuara nga Kurani.

Në vitin 2008, një hebre ortodoks, i veshur në mënyrën e tij tradicionale dhe me mjekër, shkaktoi një tjetër ulje emergjence të një linje të “United Airlines” dhe u nxor forcërisht, pasi nisi të falej dhe refuzoi të ulej pavarësisht se diçka e tillë iu kërkua për vetë sigurinë e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.