Eko Higjiena

Lutja mbron nga Alzajmeri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Falja e rregullt e zbret për 50% rrezikun e vuajtjes nga sëmundja e Alzajmerit, konkludon një studim izraelit.

Të falurit nuk është vetëm një akt i të besuarit, por edhe një gjest terapeutik. Në fakt, lutja e rregult ndikon në zbritjen për gjysmë të rrezikut nga zhvillimi i problemeve të memorjes ose nga sëmundja e Alzajmerit.

Ky është konkluzioni i një studimi i realizuar gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në Izrael si dhe në SHBA.

Studimi në fjalë ka filluar në vitin 2003, i cili ka përfshirë 892 arabë dhe izraelitë, mbi moshën 65 vjeç. Nga ky numër “60% e grave luteshin pesë herë në ditë, sikurse edhe e kërkon tradita myslimane, kurse 40% prej tyre luteshin në mënyrë të çrregullt”, shpjegon profesori Rivka Inzelberg nga Fakulteti i Mjekësisë në Tel Aviv, i cili e ka monitoruar hulumtimin.

Ai e shpjegon po ashtu faktin se nuk e kanë realizuar studimin te burrat e moshuar, ngase përqindja e atyre që nuk luteshin ishte vetëm 10%, përqindje kjo e ulët. Veç kësaj, gjasat e vuajtjes nga Alzeimeri te gratë janë dy herë më të larta se te burrat.

GRANDEMALL

Në Zvicër, specialistët i marrin këto rezultate me rezerva, veçanërisht përgjegjësit e shoqatës Alzajmer Zvicër. Nga ana tjetër, Charles Morerod, Ipeshk i Ipeshkisë së Lozanës, Gjenevës dhe Friburg-ut, thotë se ky konstatim është pozitiv për kishën, por është i mendimit se më shumë ndikim ka fakti i të menduarit dhe ju lutjes në vete, edhe pse nuk ka dëm nga kjo e fundit.

Sipas profesorit Inzelberg, „është sigurisht aktiviteti intelektual që lidhet me lutjen, i cili mund të shërbejë si faktor mbrojtës që ngadalëson zhvillimin e sëmundjes.

Si metoda të parandalimit të Alzajmerit janë ushtrimi i memorjes, sepse kjo i mundëson trurit të jetë aktiv. Veç kësaj, ndikojnë po ashtu edhe ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik si dhe mbajtja e kontakteve shoqërore të ndryshme me rrethin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.