RCCOLA

Lutja e Kurban Bajramit: Zgjateni dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e skanmorit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kurban Bajrami është falur edhe në xhaminë e madhe në Gjilan. Namazin e sabahut e ka falur mulla Syla dhe ligjëratën, namazin e Kurban Bajramit e ka udhëhequr Nazmi Kazazi, hytben dhe mesazhin e Kurban Bajramit e ka mbajtur kryemami Iljaz Mustafa derisa në fund duan e ka bërë kryetari i BIK Naim Aliu.

Para shumë besimtareve gjilanas edhe lësaj radhe në ligjërata e imamëve kryesor ka dominuar lutja që të ndihmohen skamnorët.

Uji Dea

Naim Aliu ndër të tjera ka thënë:”Besimtarë të dashur, kur të ktheheni prej xhamive në shtëpitë e juaja, merruni ngryk, tejkaloni të gjitha inatet dhe hasmëritë, zgjatjani dorën vëllai vëllait, zgjateni dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e skanmorit, le të mbisundojë vetëm dashuria e sinqertë ndaj njëri tjetrit, sepse kështu do të përmbushim porositë e Krijuesit tonë Suprem” ka thënë Aliu.

Edhe Iljaz Mustafa në mesazhin e tij për Kurban Bajram ka folur për rëndësinë e kësaj feste dhe ka kërkuar më shumë respekt, harmoni e dashuri vëllazërore ndaj njëri tjetrit./rajonipress/