UBT

Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë se edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave,” deklaroi Lutfiu.

Ai theksoi se ky vendim hap rrugën për trajtimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke shtuar se spastrimi etnik i shqiptarëve në Medvegjë duhet të marrë një verdikt ndërkombëtar.

FITORJA

“I ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit,” përfundoi Lutfiu, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Kjo çështje mbetet një nga temat më të ndjeshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët përballen prej vitesh me sfida serioze lidhur me të drejtën e banimit dhe dokumentacionin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.