Mobi Casa

Lutfi Haziri zyrtarizohet më 24 dhjetor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë mbledhjen inauguruese më 24 dhjetor. Mbledhja është ftuar nga kryetari i zgjedhur i Komunës, Lutfi Haziri. Në këtë seancë, 35 anëtarët e rinj të asamblesë komunale të Gjilanit do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës.

Një fjalë mirëseardhëse do ta mbajë anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, i cili njëherësh kryeson mbledhjen inauguruese të përbërjes së re të vendimmarrjes. Pastaj betimin do ta jap edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Uji Dea

Anëtarë të Kuvendit Komunal janë: Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Avdyl Aliu, Isa Agushi, Imet Rrahmani, Arben Mehmeti, Nevzad Rushiti, Zijadin Maliqi, Shpresa Kurteshi, Jehona Hyseni, Florina Jerliu (LDK), Izmi Zeka, Bujar Nevzati, Riad Rashiti, Sahit Abazi, Bajram Hasani, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fatbardha Selmani (PDK), Nevzad Isufi, Fehmi Sylejmani, Besa Baftiu, Arijeta Rexhepi (VV), Selami Xhemaili, Ibish Ibishi, Mevlyde Zejnullahu, Adelina Berisha (AAK-LDD), Arben Maliqi, Mizafere Ismajli (AKR), Selver Xhelili (LR), Labinotë Demi-Murtezi (PD), Sejdulla Kadriu (Vatra), Kadir Hysein (KDTP), Ismet Hajdini (PSD) dhe Srgjan Mitroviq (ZEP).

Katër përbërjet e mëhershme të Kuvendit Komunal kishin nga 41 anëtarë, por sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, që është kriter për numrin e vendimmarrësve, doli që Gjilani ka më pak se 100 mijë banorë, për shkak se në proces nuk u përfshinë qytetarët në botën e jashtme, ku kjo komunë ka mbi 30 mijë e më shumë sish./rajonipress/