GRANDEMALL

Lutfi Haziri zotohet se për katër vite do të ndaj afro 1 milion euro për klubet sportive

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lutfi Haziri ka marrë sot një mbështetje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 22 tetorit nga sportistët e qytetit.

Në një takim madhështor me ta, Haziri ka marrë falënderime për subvencionimin e të gjitha klubeve të Gjilanit gjatë mandatit katër vjeçar.

“Unë ju falënderoj sinqerisht për këtë mbështetje. Jam i nderuar dhe krenar me arritjet e sportistëve të Gjilanit, me tituj e medalje. Sporti ka qenë dhe mbetet identifikim i Gjilanit. I falënderoj veteranët e sportit që kanë bërë shumë, në veçanti në vitet 90-ta. Së bashku me ju, kam punuar edhe unë në organizimin e sportit paralel”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Haziri tha se i kemi dyfishuar subvencionet gjatë mandatit, duke theksuar se 400 mijë euro i ka ndarë për klubet sportive. Por, ai pati një zotim të madh për sportistët.

“Definitivisht mbështetjen për klubet do ta çojmë në afro 1 milion euro për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë në sportet e dorës dhe do ta ruajmë epitetin Gjilani Kryeqytet i Sportit. Ne kemi bërë investime në sportet shkollore, duke ndërtuar salla të hapura e të mbyllura. Por, projekti më i madh për sportin është rindërtimi i Stadiumit të Qytetit, i cili është i kategorisë së katërt të FIFA’s dhe UEFA’s dhe do të filloj së shpejti. Ne jemi zgjedhur qytet i cili do të garojnë të gjitha grupmoshat dhe ky stadium do të shërbej edhe stadium rezervë për përfaqësuesen tonë”, ka shtuar Haziri.

Ai theksoi se gjatë dy viteve të ardhshme do të renovohet në tërësi palestra e sporteve “Bashkim Selishta” me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, derisa ka përmendur faktin e fillimit të ndërtimit të palestrës në Zhegër, e cila është një mundësi e artë për sportistët atje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.