Fundamenti

Lutfi Haziri: Zgjidhja më e mirë ndaj COVID-19 është respektimi i masave mbrojtëse

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti Komunal në Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e sotme, ka bërë vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të shëndetit publik, të cilën e ka udhëhequr kryetari Lutfi Haziri dhe ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për luftimin e pandemisë.

“Kujdesi në vendin e punës, në institucionet e shtetit, apo edhe në sektorin privat janë domosdoshmëri e të gjithëve për zvogëlimin e mundësisë së infektimit. Jemi në ditën e 174 dhe sigurisht që kjo ka qenë një sfidë e madhe për të gjithë ne. 10 rastet e fundit të cilan rezultuan pozitive, janë edhe më tutje mesazh që duhet të jemi bashkërisht më strikt në respektimin e masave mbrojtëse si maskat, dezinfektuesit dhe mosgrumbullimi”, ka thënë Haziri në fjalën e tij.

Shëndetësia primare dhe ajo regjionale janë në shërbimin 24 orë për të asistuar pacientët që kërkojnë ndihmën e mjekut, kështu kanë bërë të ditur doktorët Ukshin Ismajli, Ajhane Sefiu dhe Arbenita Hajdari.

Ata kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen që ka dhënë për SRGJ në aparaturën e oksigjenit, derisa shqetësuese për ta është mungesa e barnave në spital dhe rritjen e madhe të çmimeve në barnatoret private.

Uji Dea

Fokus i përbashkët i shëndetësisë në Gjilan është shëndeti i përgjithshëm dhe zvogëlimi deri në pikën zero të rasteve me virus, e tani e tutje konfirmohet edhe asistimi në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore të nxënësve.

Major Alban Ramushi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke punuar në ruajtjen e sigurisë publike, mirëpo sipas tij javët e fundit janë shënuara rritje të rasteve të vjedhjeve, sikur që është ajo në Spitalin Regjional dhe nëpër ekonomi private. Problematike sipas vlerësimit të PK-së, për këtë fazë është vendbanimi përgjatë rrugës Gjilan-Cërrnicë dhe Gjilan-Bresalc duke përfshirë edhe lagje të tjera të caktuara.

Në bazë të statistikave gjatë gjithë përballjes me pandeminë në Gjilan kemi 857 raste që kanë rezultuar me Covid-19, prej tyre 652 të shëruar plotësisht, raste aktive 166 dhe fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 39 pacient.

Konfirmohet gjithashtu se të infektuarit në Gjilan janë që nga mosha e posalindur e deri në moshën 89 vjeçare. Ndërsa statistikat në aspektin gjinor dominojnë meshkujt, ku nga 1707 mostra të marra, kanë rezultuar pozitiv 493 raste, ndërsa te femrat prej 1269 mostrave të marra pozitiv kanë rezultuar 364 raste./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.