ARKATANA

Lutfi Haziri: Zgjidhja më e mirë Isa Kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas Arben Gashit edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte që Isa Mustafa të bëhej Kryeministër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i komentuar deklaratat e deputetit të zgjedhur të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka kërkuar që marrëveshja në mes partive të VLAN-it të rishikohet, ka theksuar se mendimi ndryshe është vlerë të cilën e ka LDK-ja.

Sipas tij, deklarimet e deputetit të LDK-së nuk e prekin veprimin politik dhe unitetin veprues.

Nuk ka të bëjë as me ndarje nga politikat dhe uniteti që e ka ndërtuar Isa Mutafa si kryetar i LDK-së.

FIDANISHTJA

“Gashi ka shprehur, sipas asaj qe unë lexoj, disponim qytetar që zgjidhja më i mirë do të ishte nëse Isa Mustafa do të ishte kryeministër. Për këtë qëllim LDK-ja e ka nominuar gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit, mirëpo situata pas zgjedhjeve ka ndryshuar, duke ndryshuar kështu edhe pozicioni dhe kërkesa politike qe vetë i pari i LDK-së e ka thënë (marrëveshje me partnerët e VLAN-it që ai të jetë kandidat për kryeparlamentar). Partia jonë ka një demokraci të brendshme, gjë të cilën e tregon edhe rasti i shprehjes së mendimit të deputetit Arben Gashi”, ka thënë Haziri për Telegrafin.

Ndërsa, i pyetur se a mund të ndodhë që deklarimet e Gashit, të ndikojnë që të rritet zinxhiri i kundërshtimeve brenda partisë, ai ka thënë se, “LDK-ja, pavarësisht mendimit ndryshe, është shumë kompakte në vendimit të cilat i merr”.

“Andaj unë besoj se marrëveshja do të vazhdoj të respektohet, sepse edhe në Kryesi edhe në Këshill të Përgjithshëm, pavarësisht mospajtimeve, për veprimet politike ka unitet, unitet të cilin e ruan një logjikë politike e unifikimit dhe e konsistencës të cilin LDK-ja e ka vendosur”, ka theksuar Haziri.

Ndryshe, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar për media se kërkesa e tij që i pari i LDK-së të jetë kandidat për kryeministër, “është mendim personal i thënë me zë të lartë po që thuhet nga shumica e anëtarësisë së LDK-së”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.