Fundamenti

Lutfi Haziri viziton Qendrën Labyrinth, zotohet për mbështetje institucionale edhe në mandatin e ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Deniza Limani, Diana Toska e Valdrin Halimi kanë vizituar Qendrën Labyrinth, ku janë pritur nga drejtori gjeneral, Safet Blakaj dhe bashkëpunëtorët.

Haziri ka përgëzuar ata për punën e madhe që kanë bërë lidhur me rehabilitimin e personave, përdorues të narkotikëve, derisa ka thënë se ndjehet mirë që me të gjitha kapacitetet komunale i ka mbështetur.
“Qendra Labyrinth ka bërë punë të madhe në rehabilitimin e personave, të cilët kanë qenë përdorues të narkotikëve. Ky është një mision jo i lehtë dhe për këtë shpreh vlerësimin tim më të lartë. Këtë Qendër e kemi mbështetur me të gjitha mundësitë komunale, ndërkaq në mandatin e ri do të punojmë bashkë në strategjinë për indektifikim të hershëm të nxënësve në shkolla, në mënyrë që ta parandalojmë këtë dukuri”, ka thënë Haziri.

UBT

Në emër të Qendrës Labyrinth ka folur drejtori gjeneral, Safet Blakaj, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në disa projekte, duke shfaqur bindjen se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.