Fundamenti

Lutfi Haziri: Virusi nuk ka krahë me fluturu, por mund ta marrësh nëse s’je i kujdesshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas 15 rasteve të reja pozitive me COVID-19, Komiteti Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit, ka mbajtur mbledhje, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, për vlerësimin e situatës.

Haziri ka bërë të ditur se 2 pacientë të cilët po hospitalizoheshin në Spitalin e Përgjithshëm, kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 14 orëve, derisa tha se nga 17 rastet e paraqitura nga IKSHP, dy janë ritestime, e jo raste të reja pozitive.

“Ngushëllime për familjarët për humbjen e më të dashurve dhe do ta kenë solidaritetin tonë. 682 të infetuar janë në total, 468 të shëruar, 186 raste janë aktive, 28 e kanë humbur betejën me COVID, 32 të hospitalizuar dhe për 27 mostra po i presim rezultatet nga IKSHP”, ka thënë Haziri, në konferencën për gazetarë.

Haziri njoftoi se kanë diskutuar çështjen e varrimeve të personave që ndërrojnë jetë nga COVID-19, duke kërkuar nga Qeveria që ta zgjidh këtë problem, sipas protokollit shtetëror.

Uji Dea

Kreu i Gjilanit ka theksuar se brenda pesë muajve ka funksionuar jashtëzakonisht mirë trekëndëshi i bashkëpunimit mes emergjencave civile, profesionistëve shëndetësorë dhe organeve të sigurisë, derisa ka thënë është e paqartë ndalesa e pesë zyrtarëve komunalë, derisa po e kryenin punën së bashku me Policinë e Kosovës.

“Por, kjo çështje fatmirësisht është zgjidhur dhe besojmë në funksionimin e këtij trekëndëshi të partneritetit, në ruajtjen e shëndetit publik. Ky partneritet edhe më tutje mendoj se nuk mund të dëmtohet njëanshëm”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar që lojaliteti dhe solidariteti qytetar të rritet në mënyrë që të evitohen masat shtrënguese dhe represive, të cilët mund të vijnë në shprehje nëse nuk zbatohen masat anti-COVID-19.

“Ju ftoj që të dilni në rrugë e në punë me masa mbrojtëse anti-COVID-19. Virusi nuk ka krahë me fluturu, nuk i shkon askujt në shtëpi dhe as nuk i del përpara kërkujt. Por, nëse nuk je i kujdesshëm, mund të infektohesh”, ka përfunduar kreu i Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.