RCCOLA

Lutfi Haziri vazhdon të marrë përkrahje përtej LDK-së nga banorët e një lagjeje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të marrë përkrahje edhe përtej LDK-së, për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Në emër të banorëve ka folur koordinatori i kësaj lagjeje, Ragmi Zenuni, i cili konfirmoi mbështetjen e fuqishme për kryetarin Haziri, për realizimin e programeve zhvillimore për Gjilanin.

Kurse, kryetari Haziri ka thënë se kjo mbështetje përtej partiake i bën nder.

Eco Higjiena

“Mbështetja përtej LDK-së që po e marrë çdo ditë, sikur sonte këtu, më bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë, për realizimin e programeve zhvillimore për Gjilanin. Faleminderit shumë. Besimin tuaj, do ta ruaj si shumë të rëndësishëm, i cili më obligon që të punojë edhe më shumë!”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkohë, kryetari Haziri gjatë ditës ka vizituar edhe kompaninë “Durrësi” Sh. P. K., ku është pritur nga pronari, Mexhit Osmani.