Hidromorava

Lutfi Haziri uron Bashkësinë Islame dhe qytetarët për festën e Kurban Bajramit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe qytetarët e besimit mysliman.

Në mesazhin e urimit thuhet:

“I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

ARKATANA

Kjo është një ditë me një kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot dhe të gjithë ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja, toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.