UBT

Lutfi Haziri uron 33-vjetorin e themelimit: LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka përcjellë një mesazh urimi te strukturat, veprimtarët e simpatizantët e LDK-së, me rastin e 33-vjetorit të themelimit të LDK-së.

33 vjet me LDK-në, familjen e madhe politike që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë

LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat.

Eco Higjiena

Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendosë vetë, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.

Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës.

Urime 33-vjetori i LDK-së!