Lutfi Haziri u zotua për kujdes të vazhdueshëm për invalidët e luftës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar dhe aktual dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës për Gjilanin, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK’së, ku është pritur nga kryetari i saj, Afrim Rexhepi.

Kryetari i Shoqatës, Afrim Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen që tha se u ka ofruar për mirëmbajtjen e zyrës së tyre.

UBT

“Ju jeni i pari kryetar që na keni mbështetur dhe e kemi pasur kujdesin tuaj. Ju falënderoj dhe shpresoj që edhe më tutje do të na përkrahni”, ka thënë Rexhepi.

Kryetari Lutfi Haziri tha se kjo është më pakta që mund të bëjmë për invalidët e luftës, marrë parasysh faktin se ata i dhanë gjymtyrët e tyre për lirinë e shqiptarëve, përderisa është zotuar se kujdesi për ta do të jetë i vazhdueshëm. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: