UBT

Lutfi Haziri thotë se është në finale të takimeve dhe konsultimeve?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri as këtë javë nuk arriti ta bëjë publike qeverisjen e re lokale. I kontaktuar nga rajonipress, Haziri tha se është në zhvillim të takimeve finale dhe në përfundim të konsultimeve.

Lutfi Haziri, edhe pse kishte paralajmëruar se do ta prezantoj ekipin e ri qeverisës, edhe këtë javë Gjilani mbetet pa qeverisjen e re komunale.

I kontaktuar nga rajonipress, Haziri tha se është në përfundim të takimeve dhe konsultimeve me të gjithë. “Jam në zhvillim të takimeve finale dhe në përfundim të konsultimeve. Pas kësaj do të filloj emërimet dhe vendosjen në krye të drejtorive dhe sektorëve tjerë” tha shkurt Haziri.

Uji Dea

Ndryshe Haziri ka thënë se me ndryshimin e Statutit të Komunës si dokument që e organizon jetën institucionale, është krijuar mundësia që të finalizohen marrëveshjet politike me partitë, organizatat joqeveritare dhe grupet e interesit.

Haziri ka rikonfirmuar se është për gjithepërfshirje politike, por me kusht që propozimet të jenë konform respektimit të barabartë sa i përket përfaqësimit gjinor.

“Jam i gatshëm ta pjesëtoj qeverisjen katërvjeçare me të gjitha partitë politike”, ka deklaruar i pari i Gjilanit./rajonipress/