RCCOLA

Lutfi Haziri: S’kam çka marrë në LDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, që po flet në emër të Partisë së Isa Mustafës edhe për koalicionin e opozitës, ka thënë nuk do t’i lejojë askënd të prek partinë e tij.

Ai ka thënë se ata që kanë ardhur në LDK përmes oxhakut nuk do t’i lejoj të prekin partinë e themeluar nga Ibrahim Ruguva.

“Nuk lejoj që familjen time ta prek askush që ka ardhur përmes oxhakut dhe mendon se ka vend në familjen politike çfarë është LDK-ja”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

I pyetur se a po e synon të marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së, ai është përgjigjur:

“Unë jam në LDK-në. Unë nuk kam çka të marr, sepse LDK-ja është e imja. Unë kam qenë gjithmonë në strukturat udhëheqëse të LDK-së. LDK ma ka dhënë nderin më të madh që si 29 vjeçar më ka kandiduar për kryetar të Gjilanit dhe kam fituar, dhe më ka emëruar në organet e qeverisë dhe besimin e kam kthyer me punë. Kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar dhe me punë angazhimin tim e kam kthyer. Kam qenë i vetmi njeri që është rizgjedh ministër dhe atë atribut e kam realizuar me angazhime dhe me përgjegjësi të plotë. Mua nuk më duhet të marr diçka që e kam sot, që e kam pasur para 24 vjetëve. LDK-në e kam familje timen politike dhe nuk lejoj që familjen time ta prek askush që ka ardhur përmes oxhakut dhe mendon se ka vend në familjen politike çfarë është LDK-ja”, ka thënë Haziri për Botapress