ARKATANA

Lutfi Haziri shtron iftar për Bashkësinë Islame, pa përfaqësuesit e partive politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame në Gjilan, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga policia, gjykata, prokuroria e FSK, por jo edhe përfaqësuesit e partive politike, shkaku i heshtjes zgjedhore.

Haziri ka uruar që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij, duke e lutur Zotin për pranim të agjërimit dhe lutjeve.

“Ju falënderoj të gjithëve që jeni sonte prezentë në darkën e iftarit. Lutem që Zoti të na pranojë këtë agjërim dhe këtë sakrificë që e bëjmë në emër Tij në këtë muaj të madh të Ramazanit. Muaji i Ramazanit na bënë të mendojmë që të bëjmë punë të mira dhe të kujdesemi për qytetarët tanë që kanë nevojë”, tha Haziri.

UBT

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e iftarit, duke thënë se kjo i kontribuon bashkimit mes vete.

“E falënderoj kryetarin Haziri që na bëri bashkë në këtë sofër të iftarit. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për vendin, për qytetin tonë dhe e lusim Zotin që të na bëjë prej atyre njerëzve që t’i ndritim mendjet tona, t’i zbusim zemrat tona dhe të punojmë për të mirën e vendit dhe qytetit tonë. E lusim Zotin që të na i pranoj të gjitha punët dhe lutjet tona. I lus hoxhallarët që të vazhdojnë të jenë liderë shpirtëror, pa u përzier në politike”, tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.