Fundamenti

Lutfi Haziri: Shtatorja e Idriz Seferit po finalizohet, do ta vendosim më 28 nëntor në qendër të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se shtatorja e heroit të kombit, Idriz Seferi, është duke u skalitur në bronz dhe do të vendoset në qendër të qytetit më 28 nëntor.

“Shtatorja e kolosit të shqiptarëve, Idriz Seferit, po skalitet në bronz dhe më 28 Nëntor do të vendoset përballë Agim Ramadanit. Ajo ka një prej 3.8 metra dhe është duke u finalizuar nga profesionistë të jashtëzakonshëm. 28 Nëntori i sivjetmë do të jetë festë e dyfishtë për gjilanasit dhe shqiptarët kudo”, ka thënë kryetari Haziri.

FIDANISHTJA

Ai ka ritheksuar se Komuna e Gjilanit vitin 2017 e ka shpallur vit të Idriz Seferit, për të cilin tha se ka bërë kryengritjen e madhe për ta bërë Shqipërinë.

“Vitin 2017 e kemi shpallur vit i Idriz Seferit, por atij i takojnë edhe dekadat sepse ka bërë Epope dhe kryengritje të madhe për ta bërë Shqipërinë. Edhe gjyshërit tanë kanë qenë bashkëluftëtarë të tij dhe të cilët janë dënuar bashkë me të dhe kanë vuajtur edhe okupimin e rëndë të luftërave të kohës dhe në fund kanë qenë edhe jesirë (rob), të burgosur dhe janë ndarë nga kjo jetë me mallin për Shqipërinë”, është shprehur kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.