UBT

Lutfi Haziri: Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza”, ka shkruar Haziri.

“Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës”.

Uji Dea

Ai bën thirrje për qetësi dhe shton se qytetarit nuk i duhet që politika të shtyjë qytetarin me thirrje të tilla si e Bahtirit.

“Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.’’, shton Haziri.

Ndryshe pas dekaratës së Bahtirit ka reaguar edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa./Express/