FITORJA

Lutfi Haziri: Respektimi i masave, e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së COVID-19

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në takim u bë e ditur se deri tani, 750 qytetarë të Gjilanit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 529 janë shëruar, raste aktive janë 191, të hospitalizuar janë 59 pacientë, mostra në pritje 24 dhe fatkeqësisht 30 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.

Fundamenti

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i respektojnë me përpikëri masat anti-covid, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtokë e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.