Hidromorava

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja shqiponjës së vogël në shesh

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka mbajtur të shtunën konferencë për media, ku ka adresuar një varg kritikash për qeverinë komunale.

Nënkryetari i parë i LDK-së ka folur lidhur me dështimin e Komunës së Gjilanit për fillimin dhe vazhdimin e disa projekteve në Gjilan, sidomos për mosinteresimin total të qeverisë komunale për autostradën e Gjilanit.

“Autostrada e Gjilanit ka mbetur në stagnim për shkak të mospërfundimit të angazhimeve konkrete të qeverisë dhe për shkak të mosinteresimit total të komunës për t’i dhënë shtytje dhe buxhetim përfundimit të fazës së parë të punimeve prej Lipjanit në drejtim të Bresalcit dhe mos shpallja dhe mos njoftimi prej Gllamës në drejtim të Konçulit. Ajo çka neve na brengos është mosinteresimi total dhe anashkalimi i komunës tonë”, ka thënë kryetari i Degës, z. Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

Por, Haziri ka përmendur një ‘sukses’ të qeverisë komunale për këta gjashtë muaj – vendosja e shqiponjës së vogël në sheshin e Gjilanit.

“Ekzekutivi i Gjilanit të zgjohet nga gjumi, ta pastroj shqiponjën e vogël që e ka vendos në shesh, tek këmbët e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si të vetmin ‘investim’ që e ka bërë këta 6 muaj të qeverisjes”, u shpreh kryetari z. Haziri.

Nënkryetari i parë i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka kërkuar që udhëheqja e Komunës së Gjilanit që të bëjë trysni, kërkesa e lutje te qeveria qendrore për realizimin e projekteve kapitale të buxhetuara: vazhdimin e ndërtimit të shëtitores mbi lumin Mirusha, vazhdimin e ndërtimit të hyrje daljeve Gjilan-Kllokot, Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kamenicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.