Fundamenti

Lutfi Haziri pret në takim një delegacion të Sanxhakut

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari Haziri në cilësi të nënkryetarit të LDK priti sot në Gjilan kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, me bashkëpunëtorë.

Një delegacion i gjerë nga Sanxhaku i kryesuar nga Sulajman Uglanin, në të cilin ishin të përfshirë përfaqësues të forumit të gruas, atij të rinisë të Partisë së Aksionit Demokratik, por edhe nga Këshilli Nacional i Boshnjakëve të Saxhakut, themelues i së cilit është vet Uglanin, ishin mysafir të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri pasi i uroi Uglaninit mirëseardhje në Gjilan, e njoftoi për të arriturat e Komunës, regjionit dhe mbarë Kosovës, me theks të veçantë rolin e komunës së Gjilanit dhe vet atij në ngritjen e bashkëpunimit ndërkufitar me komunat e shteteve fqinje.

Uji Dea

Ndërsa, kryetari e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke e përgëzuar për të arriturat e Komunës dhe shtetit të Kosovës.

Uglanin njoftoi z. Haziri për gjendjen e vështirë në të cilën gjendet rajoni Sanxhakut të ndarë në mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe për iniciativën më të re që ka dalë nga Këshilli Nacional Boshnjak me të cilën kërkohet statusi special për Sanxhakun, i cili do të ketë kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor.

Haziri dhe Uglanin u dakorduan që në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje më e madhe bashkëpunimit institucional të Kosovës me Sanxhakun./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.