GRANDEMALL

Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetarin rizgjedhur të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Haziri, me këtë rast, pasi e uroi për rizgjedhjen, tha se kryetari Arifi, si udhëheqës politik, ka punuar shumë për të ndërtuar një kulturë bashkëpunimi e uniteti, edhe në garën për Parlament, por dhe në koalicionin paszgjedhor në Bujanoc.

“E urova mikun tim, Nagip Arifi, për rikthimin në krye të Bujanocit, pas zgjedhjeve të lira. Shpresoj që shumë shpejtë që do të koordinohet edhe vizita kthyese. Biseduam për çështjet që lidhen me interes të përbashkët sepse jemi territor, vend dhe familje të pashkëputura mes njeri-tjetrit. Kufirin që e kemi po mundohemi që ta zbusim për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, deri në një zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Kurse, kryetari Nagip Arifi, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, tha se në Bujanoc është bërë koalicioni gjithëshqiptarë, i cili, sipas tij, është model që të përdoret edhe në Malin i Zi e Maqedoni.

“Është vizita e parë e imja që e bëj jashtë Bujanocit, pikërisht në Gjilan, sepse z. Haziri është miku im i vjetër. Biseduam edhe për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë edhe në sfera të tjera. Nuk është vizita as e parë e as e fundit. Ne do të jemi në Gjilan që të shkëmbejmë mendime dhe të punojmë edhe për të zhvendosurit nga Malësia në këtë komunë”, ka thënë Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.