Katër aktakuza për vjedhje, dhunë në familje, dëmtim të varrezave dhe një person i ndaluar
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Ngacmimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/