Uji Dea

Lutfi Haziri pret në takim kampionin e Kosovës në futboll, FC Drita

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot futbollistët e klubit të futbollit Drita, në krye me drejtorin Feti Murseli, pas shpalljes kampion në Superligën e Kosovës.

Kryetari Haziri ka uruar ata për këtë sukses të jashtëzakonshëm, i cili tashmë i dërgon në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“Jam krenar që për herë të dytë si kryetar Komune po e përjetoj titullin e kampionit të FC Drita. Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit. Na keni bërë nder si Gjilan e Anamoravë dhe besoj që me këtë kupë në garat europiane do t’i nderoni të gjithë shqiptarët kudo. Kjo shtëpi është e juaja dhe ka qenë edhe në ditët më të rënda për klubin.
Uroj futbollistët, kryetrajnerin Bekim Isufi, pronarët Flamur Bunjaku e Valon Murseli, drejtorin e klubit Feti Murselin dhe Intelektualët. Me padurim po e pres shortin në kualifikimet për Champion League”, ka thënë Haziri

FIDANISHTJA

Drejtori i FC Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe ndaj klubit për të arritur këtë sukses, ndërkaq ka shfaqur besimin që e sukseseve edhe në garat europiane.

Fjalë falënderimi për kreun e Gjilanit pati edhe kryetrajneri, Bekim Isufi.

“I shprehim falënderim kryetarit Haziri i cili ka qenë gjithmonë afër klubit. Ka qenë privilegj dhe kënaqësi ta sjellim kupën pas sa viteve në Gjilan. Merita më e madhe e kësaj arritje janë këta djelmosha, të cilët kanë dhënë maksimumin për të arritur këtu ku jemi dhe na kanë bërë krenarë të gjithëve”, ka deklaruar para gazetarëve kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.