Eko Higjiena

Lutfi Haziri pranon rreth 100 kërkesa për investime nga qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit me vendosmërinë e kryetarit Lutfi Haziri, ka pranuar në një afat shtatë ditor rreth 100 kërkesa nga ana e qytetarëve me projekte për investimet gjatë vitit 2017.

Nga lëndët e pranuara, kërkesat e gjilanasve janë kryesisht për investime në infrastrukturë publike, e që janë kërkesa komunitare.

Kërkesat e dërguara në adresën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, janë pothuajse nga të gjitha vendbanimet, urbane dhe rurale, duke kërkuar që në listën investive të realizohen projekte kryesisht në ndërtim të rrugëve, investimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndriçimin publik, trotuaret, gjelbërimin dhe fusha të tjera me rëndësi të cilat janë në kuadër të infrastrukturës.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur lista totale të këtyre projekteve do të harmonizohet edhe me planifikimin e hershëm për investimeve në bazë të buxhetit, dhe do të vendosen menjëherë prioritetet e investimeve.

Haziri është zotuar se nuk do të ketë asnjë ndasi sa i përket investimeve qytet e fshatra.
“Është shumë i rëndësishëm fakti që kemi krijuar balancë investimesh qytet-fshat”, ka thënë Haziri

Përndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fillim të këtij viti u ka dhënë afat shtatë ditor të gjithë qytetarëve, që t’i paraqesin kërkesat e tyre, duke kërkuar që ato të jenë me interes publik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.