Hidromorava

Lutfi Haziri: Po punojmë që të shkojmë bashkë me VV’në e me Vjosën kandidate të përbashkët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur para gazetarëve, së bashku me kandidaten për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ka thënë që liderët e partive janë duke punuar që të krijohet një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Por siç duket, LDK’ja tashmë e ka vendosur, me apo pa VV’në, posti i kryeministrit nuk negociohet.

Haziri gjithashtu i ka bërë thirrje aktivistëve dhe zyrtarëve të partive që të përmbahen me deklaratat e tyre dhe t’ua lënë këtë punë liderëve të partive që ta negociojnë.

“Është një format që ne kemi filluar që ta bisedojmë në nivelin e liderëve. Unë e Osmani e mbështesim arritjen e një marrëveshjeje politike. E kemi vullnetin dhe dëshirën. Unë do të apeloja që të jemi të përmbajtur nga deklarime të tilla. Është proces të cilin liderët po e dërgojnë drejt zgjidhjes më të mirë për qytetarët”, tha Haziri.

Ai i ka bërë thirrje edhe pjesëtareve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta pranojnë Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, duke thënë se nuk duhet të dyshohet në kapacitetet e saj politike e profesionale.

HW

“LDK’ja ka besim të plotë, kapaciteti politik e profesional i Vjosa Osmanit është përtej çdo hezitimi që mundet ta ketë dikush nga kampi i Vetëvendosejs”, shtoi ai.

Haziri gjithashtu ka treguar se Vjosa Osmani, përveç që është kandidate për kryeministre, ajo gjithashtu është zgjedhur edhe nënkryetare e partisë.

Ndërsa Lutfi Zharku është zgjedhur sekretar për buxhet, financa dhe ekonomi.

Vjosa Osmani, dje u konfirmua si kandidatja e LDK’së për kryeministre të vendit. Ajo u sfidua nga Lutfi Haziri, i cili në fund vendosi që ta përkrahte atë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.