RCCOLA

Lutfi Haziri po falimenton klubet sportive të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qeverisja komunale po vazhdon me serinë e falimentimeve në Gjilan, që e ka nisur fillimisht me shuarjen e disa drejtorive komunale, pastaj me mbylljen e kompanive prodhuese sikur fabrikën e bukës, ndërsa tani po i falimenton klubet sportive më të njohurat në Kosovë. Pra me ardhjen në pushtet të Lutfi Hazirit, komuna e Gjilanit po ecë shumë shpejt në kohë mbrapa, duke degraduar çdo sektorë të shoqërisë dhe duke rrezikuar mbijetesën institucionale, të bizneseve, të shoqatave të ndryshme, të shkollave të çerdheve të fëmijëve dhe të klubeve sportive thotë Fatbardha Selmani këshilltare e PDK-së.

Vetëm për këta pak muaj të qeverisjes komunale në Gjilan, janë shuar klube sportive që dikur kishin emër të madh në Kosovë, si: Klubi i Volejbollit “Drita”, Klubi i Futbollit “Bashkimi”, Klubi i Basketbollit “Drita”, Klubi i Hendbollit “Drita”. Këto shuarje, janë bërë si pasojë e kushteve të rënda financiare të këtyre klubeve dhe si pasojë e mos mbështetjes së mjaftueshme financiare nga komuna e Gjilanit, e ku janë të rrezikuara edhe shumë klube të tjera sportive.

Premtimet e kryetarit të komunës Lutfi Haziri, se Gjilanin do ta bëjë qytet të sportit, po mbesin vetëm mashtrime të fushatës, sikurse edhe për shumë premtime të tjera, prej të cilave deri më tani asnjë të vetme nuk e ka realizuar ai. Kështu që sporti në qytetin e Gjilanit ka rënë nën çdo nivel të pranueshëm. Për të gjitha klubet sportive, ishte zotuar, se do të bëjë ndarje vjetore buxhetore për secilin klub sportiv ndaras dhe kjo lëre më që nuk ka ndodhur, por as që është diskutuar.

Pra ka ndodhur një injorim i skajshëm i komunës ndaj kërkesave financiare por edhe ndaj atyre më elementare që kanë bërë klubet sportive. Përveç mos mbështetjes financiare nga buxheti i planifikuar komunal për Kulturë, Rini dhe Sport, kryetari i komunës nuk po ia mundëson as transportin e ekipeve për të marr pjesë në gara të ndryshme sportive. Këtë problem deri në fund të vitit të kaluar këto klube nuk e kanë pasur pra deri sa Partia Demokratike ishte ne pushtet.

Fundamenti

Dhe nuk mbaron vetëm me kaq ky injorim i qeverisjes Haziri ndaj sportit Gjilanas, sepse aktualisht disa nga klubet sportive, kanë pengesa edhe për shfrytëzimin e sallave sportive të shkollave, sikurse që është rasti ndaj klubit të karatesë “Drita”, me arsyetimin se po dëmtohen sallat nga sportistët, e të cilët, fare pa mbathje sportive i bëjnë ushtrimet në këto salla, kjo nuk do koment.

Se sa është e përkushtuar kjo qeverisje dhe vete kryetari Lutfi Haziri ndaj sportit, tregon më së miri edhe fakti që ka të bëjë me shuarjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, të cilën ai, ia ka propozuar Kuvendit Komunal për të miratuar ndryshimet në statutin komunal të Gjilanit. Dhe normalisht kur ai synon shuarjen e kësaj drejtorie, atëherë nuk kanë çka presin tjetër klubet sportive të Gjilanit nga ky kryetar, përpos vazhdimit të injorimit të tij, edhe pse ka premtuar shumë për sportin, ende flet shumë për te dhe asgjë nuk bënë për sportin.

Tani më edhe qytetarët e kanë kuptuar që kjo qeverisje nuk e ka as nijetin e mirë as dijen e as kapacitet për të përmirësuar gjendjen e rëndë në qytetin e Gjilanit në çdo sektorë ka shkruar Fatbardha Selmani, Këshilltare Komunal e PDK-së./rajonipress/