Fundamenti

Lutfi Haziri paralajmëron qeverisje ‘agresive’ në mandatin e ri për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në tubimin madhështor të organizuar nga Dobërçani, Përlepnica, Verbica e Kmetocit, Kmetoci dhe Shillovës së Muhagjerëve, kryetari aktual dhe kandidati edhe për mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverisje agresive gjatë mandatit katër vjeçar, për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin.

“Unë ju falënderoj të gjithëve për këtë mbështetje dhe besimin e madh që ma keni ofruar gjithmonë. Nga këtu po e paralajmëroj se në mandatin e ri do të ketë qeverisje më agresive, me orar të tejzgjatur për ekipin tim me duar t’pastërta e dyer të hapura, për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin, duke realizuar projekte multimilionëshe dhe duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Banorët e këtyre fshatrave i kanë konfirmuar kreut të Gjilanit se do të dalin në mënyrë masive më 19 nëntor për t’ia rikonfirmuar besimin për të dhe partinë e Ibrahim Rugovës.

Përndryshe, në këtë tubim i ka dhënë mbështetje Lutës së Gjilanit edhe familjet e heronjve kombëtar, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: