UBT

Lutfi Haziri: Nuk ka asgjë të vërtetë në aktakuzën e prokurorisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare. Para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme ka thënë Lutfi Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas lajmit për ngritjen e aktakuzës së prokurorisë, ka dhënë një deklaratë për media. Në deklaratë thuhet:

“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare. Para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme” ka thënë Lutfi Haziri.

FIDANISHTJA

Ndërsa, administrata e re ka filluar së zbatuari ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, duke bërë menaxhimin e parkingjeve dhe pronës publike në bazë të ligjit dhe duke shfrytëzuar të gjitha procedurat konform ligjit.

Prandaj, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Përkundrazi, nga një shfrytëzim kundërligjor i parkingjeve, e kam kthyer në shfrytëzim sipas ligjit dhe atë në mënyrën më transparente të mundshme.

Dikujt i ka penguar kjo, por koha do ta dëshmojë”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.