UBT

Lutfi Haziri nis ciklin e debateve me qytetarët e Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Prishtinës dhe Rrugës së Ferizajt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve me qytetarët “LDK ju dëgjon” me banorët e Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Prishtinës dhe Rrugës së Ferizajt.

Në këtë takim të përbashkët bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.

Qëllimi në këtë faze mobilizimi të brendshëm për dy muajt e ardhshëm e kemi që t’i takojmë strukturat. Ne po e përfaqësojmë zërin e qytetarëve të Gjilanit në Kuvendin Komunal në mënyrën më të mirë, njësoj sikur edhe në Kuvendin e Republikës, u shpreh z. Haziri, i cili ka njoftuar se procesi i regjistrimit të brendshëm të LDK-së po shkon mjaftë mirë, duke bërë thirrje që të vazhdojnë të regjistrohen.

Kryetari z. Haziri ka falënderuar banorët e atyre lagjeve për përkrahjen e vazhdueshme ndaj politikave të LDK-së, në çdo fazë.

Mobi Casa

Interesimi i banorëve të këtyre lagjeve për të marrë pjesë në debat ka qenë i jashtëzakonshëm, duke u interesuar lidhur me zhvillimet politike në Komunë, veprimet e Degës pas Konventës, strukturën e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmin e LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe u kanë dhënë përgjigje të interesuarve edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, këshilltarët komunal, Imran Haziri, Sami Ahmeti e Gentrit Murseli, e përfaqësuesit e nëndegëve, Avdyl Jerliu, Fahredin Rexhepi e Vebi Jerliu.

Nesër, LDK vazhdon cilin e vizitave në terren me banorët e Cernicës, Livocit të Ulët, Blinajës, Kravarisës, Vrapçiqit e Gumnishtës./rajonipress./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.