Mobi Casa

Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i përbashkët me strukturat, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se përfundimisht në këto zgjedhje do të rikonfirmohet bastioni i partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.
“LDK e Gjilanit në shtab zgjedhor nga sot i ka 980 anëtarë për të udhëhequr procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për t’u rikonfirmuar bastioni i LDK’së në Gjilan dhe Anamoravë. Në bashkëpunim me kryetarët e Degëve në këtë regjion, do të shkaktojmë ngritje të mbështetjes qytetare, madje edhe përtej LDK’së. LDK, jo vetëm që është shpresë për këtë vend, por është dera e vetme që e ruan këtë shtet dhe këto institucione që janë ndërtuar me sakrificë dhe me gjak”, tha kryetari Haziri gjatë takimit me strukturat e partisë.

ARKATANA

Haziri pohoi se në këto zgjedhje do të ndodhë rikthimi i madh i LDK’së, duke shtuar se marrëveshja politike e proklamuar kohë më parë nga ai, e unifikoi partinë si asnjëherë më parë.

Në këtë takim kanë folur edhe kryetari i Degës së LDK’së në Kamenicë, Jeton Biqkaj, kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Lirije Kajtazi, kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe anëtarët kryesisë, Arben Mehmeti, Arbër Ismajli, Avdyl Aliu e Shpresa Kurteshi Emini.

Ndërkohë, të gjitha strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan kanë rikonfirmuar unitetin dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Lutfi Haziri në të gjitha proceset./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.