ARKATANA

Lutfi Haziri në Darkën e Lamës: Bujqit i dhanë dimension zhvillimit ekonomik të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një ceremoni të veçantë të promovimit të produkteve gjilanase, në Gjilan është shtruar të premten sofra e falënderimit, Darka e Lamës.

I pari i gjilanasëve, Lutfi Haziri, tha se po e vazhdojnë këtë akt falënderimi, si traditë që e la presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“E premtja e fundit të tetorit në kalendarin e shqiptarëve shënon përfundimin dhe mbjelljen e bereqetit, shtrimin e sofrës së Darkës së Lamës. Këtë na e la trashëgimi presidenti Rugova dhe ne në Gjilan asnjëherë nuk e kemi lënë anash. Ka qenë vit i thatë për Gjilanin, pasi jemi njëri prej regjioneve që po e vuan thatësinë e ujit, por ka qenë vit i bereqetshëm sa i përket të mirave dhe begatisë, falë punës dhe djersës së njerëzve që e punojnë tokën dhe jetojnë prej saj. Ata i dhanë dimension zhvillimit lokal ekonomik sepse bujqësia mbetet promotori kryesor i zhvillimit”, tha Haziri, i cili nuk la pa përmendur kompanitë gjilanase që me sukses kanë depërtuar në Europë.

“Në rrafshin e dytë, janë ata që po udhëheqin me ekonomi përtej Gjilanit, duke u bërë brende të njohura në Europë. Kudo që shkruan Made in Kosova, shumica e produkteve prodhohen në Gjilan dhe janë krenaria jonë, për të cilët unë jam shumë falënderues. Këto brende janë, Fluidi, Frutomania, Ask Foods, Konsoni, Calabria, Malësia, Kabi, Bio Produkt, Floi, Dea dhe të gjitha kompanitë tjera që kanë kaluar në prodhim. Si pjesë e saj, begatohet edhe sonte Darka e Lamës. Uroj që kjo traditë të vazhdojë brenda familjeve tona. Uroj çdo familje që të ketë begati”, shtoi kryetari i Gjilanit.

Mobi Casa

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Ramiz Ramadani, tha se sot po nderohet puna e secilit fermer dhe secilit agropërpunues.

“Gjatë kësaj feste, bëhen falënderime për të mirat që na i ka falë Zoti këtë vit dhe lutemi që të na dhurojë më shumë të mira në vitin tjetër. Sot, nderojmë punën e secilit fermer, e në veçanti, punën e secilit agropërpunues gjilanas, të cilët po ndërtojnë brendet e tyre me cilësi të nivelit europian”, tha ai.

Ramadani ka falënderuar partnerët të cilët ndihmuan në zhvillim të kapaciteteve si, USAID, Komisionin Europian, IADK, sikurse edhe dy kompanitë, Hib Petrol dhe Shell Kosova, për subvencionimin e naftës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.