United Hospital

Lutfi Haziri nderon martirët e Llovcës, kërkon zbardhjen e masakrës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe tek varrezat e shtatë martirëve të fshatit Llovcë, të ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe 18 vite më parë. Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se ky është një përvjetor i dhimbjes, por edhe krenarisë, ndërkaq ka kërkuar zbardhjen e kësaj masakre makabre në mënyrë që eshtrat e tyre pushojnë të qetë.

“Shtatë martirët e Llovcës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njëjtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kaluan 18 vite dhe akoma kjo masakër makabre mbetet e pazbardhur. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë dhe autorët ta marrin dënimin meritor. Në këtë mënyrë, eshtrat e tyre do të pushojnë të qetë”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ai theksuar se Komuna e Gjilanit po i përkujton edhe masakrat tjera të Gjilanit, siç është ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës e vendbanimeve tjera, ku qytetarët e pafajshëm e kanë paguar në mënyrën më të ashpër dhe me sakrificën më të madhe sublime lirinë e Kosovës.

18 vite më parë, në fshatin Llovcë të Gjilanit u masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri, Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi./rajonipresss/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.