Uji Dea

Lutfi Haziri merr pjesë në lutjen e mëngjesit në SHBA

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri pos takimeve të rëndësishme që ka pasur në State Departamentin amerikan të shtetit ai do të jetë pjesëmarrës edhe në lutjen e mëngjesit të organizuar nga Barack Obama.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, njëherit deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës Lutfi Haziri po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. Sipas njoftimit nga LDK-ja , Haziri në SHBA po qëndron me ftesë të State Departamentit Amerikan.

Uji Dea

Deputeti Haziri do të ketë takime me zyrtarët e Lartë të Shtetit Amerikan si dhe është takuar me personalitete të rëndësishme të jetës politike duke përfshirë këtu edhe diasporën.

Gjithashtu deputeti Haziri do të merr pjesë edhe në lutjen e mëngjesit të organizuar nga presidenti i SHBA-së Barack Obama./rajonipress/