Fundamenti

Lutfi Haziri: Logjika e mirëmbajtjes së pastërtisë së Dobërçanit, është logjikë e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Logjika e mirëmbajtjes së pastërtisë së fshatit Dobërçan nga ana e banorëve, është logjikë e Zvicrës. Bashkatdhetarët tanë nga ky fshat dhe prej krejt komunës sonë janë heronjtë tanë të gjallë. Pa mbështetjen e tyre, ne nuk do të ishim këtu ku jemi”.

Kështu ka thënë Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit edhe për një mandat, gjatë takimit me strukturat e LDK’së në Dobërçan, me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai i falënderoi ata për punën e madhe në terren, duke thënë se janë shembull i mirë i organizimit dhe i punës në të gjitha aspektet, përderisa mori propozimet e tyre për investime gjatë mandatit të ri qeverisës.

ARKATANA

Ndërkaq, Naser Arifi, kryetar i nëndegës atje, ka numëruar punët e hajrit të kësaj qeverisje në Dobërçan.

“Qeveria e udhëhequr nga kryetari Haziri për këtë mandat ka investuar jashtëzakonisht shumë në infrastrukturë, përfshirë asfaltimin i rrugës së vjetër, asfaltimin e rrugës së Moravës në drejtim të Pogragjës, rruga ka mulliri i vjetër, asfaltimi i rrugëve në pjesën qendrore të fshatit, shtruarja me zhavor të rrugës prej lagjes Bunjakëve deri në Capar etj. Ndërsa, projektet dhe kërkesat tona janë, ndërtimi rrugës për Pogragjë, i Urës së Moravës, tre rrugica dhe rrugët e arave”, tha Arifi.

Kryetari Haziri ka garantuar dobërçanasit se këto kërkesa do t’i fus në program dhe do të implementohen gjatë mandatit të ri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.