Lutfi Haziri: Kurti ka standarde të dyfishta

Lutfi Haziri thotë se Albin Kurti ka standarde të dyfishta. Ai thotë se Kurti ndryshe sjellet me elektoratin e vet e ndryshe me të tjerët.
“Ky është problemi që z.Kurti sjellë standard të dyfishtë në Kosovë. Ai ndryshe sillet me elektoratin e vet ndryshe sjellet me ne dhe ndryshe sjellet me tjerët. Jam njëri nga njerëzit që besoj në një program politik, në lëvizje politike për integrime të brendshme shqiptare”, ka thënë Haziri.
Lutfi Haziri: Është koha që Presidentja ta luajë rolin e saj unifikues ose të mbetet marionetë
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se është koha që Presidentja ta luajë një rol unifikues për situtatën politike në Kosovë.
Ai ka thënë se Presidentja ose luan rolin unifikues ose mbetet marionetë.
“Ajo që vazhdimisht ne kemi kërkuar, është konstruktiviteti në procesin politik. U bë pak shumë kohë por Presidentja duhet ta luajë rolin unfikues. Presidentja ose duhet me qenë unifukues ose mbetet marionetë. Për marionetë, e njeh Kosova”, ka thënë Haziri, në emisionin Rubikon të KTV’së.
“Presidentja nuk është aty për të qenë marionetë, por të luajë rol unifikues”, këmbëngulë Haziri.