Hidromorava

Lutfi Haziri kritikon qeverinë për mos ndarjen e buxhetit për Stadiumin: Kjo është goditje për Gjilanin, por ne nuk do ta lejojmë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka reaguar qeverisë së Kosovës pasi kjo e fundit nuk ndau asnjë centë për vitin 2022 për rindërtimin e Stadiumit të qytetit. Haziri ka thënë se kjo është goditje e qeverisë për Gjilanin, por tha se nuk do ta lejojnë këtë.

Këto komente, kryetari i Gjilanit i bëri në një konferencë për media të së shtunës.

“Mos ndarja buxhetit nga ana e Qeverisë për Stadiumin, për vitin 2022, është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë. Do të punojë me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Sipas tij, Qeveria ka treguar mungesë vullneti për mos ndarje të buxhetit edhe për dy projekte të tjera kapitale.

“Nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e stadiumit, mungon buxheti edhe për Qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën. Mungon, po ashtu, mos planifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit. Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij programi, nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes”, është shprehur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.