ARKATANA

Lutfi Haziri konfirmon: Arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prag të fillimit të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit, duke rikonfirmuar se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes komunale.

Pasi ka vizituar shkollat e Gjilanit, Haziri është ndarë i kënaqur me përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit shkollor.

“Edhe në këto momente që po flasim jemi duke i bërë disa renovime nëpër shkolla dhe besoj shumë që më 4 shtator gjithçka është gati për fillimin e vitit shkollor. Po e rikonfirmoj se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes komunale, jo vetëm sa i përket mirëmbajtjes së shkollave, por edhe i investimeve kapitale që do t’i vazhdojmë t’i bëjmë”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

“Unë ju falënderoj të gjithë për punën e madhe që keni bërë, për të pasur rend, rregull dhe disiplinë në shkollat tona. Dëshiroj t’ju konfirmoj se në vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i shkollës në afërsi të Tregut të Gjelbërt, sikurse ndërtimi i çerdhes në lagjen “Arbëria”. Ndërkaq, së shpejti do të nis punën çerdhja më moderne në “Dardani”. Ju uroj një vit të mbarë të gjithëve”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe përkushtimin që i ka dhënë sektorit të arsimit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.