Mobi Casa

Lutfi Haziri: Këto 197 ditë, janë karakterizuar me një angazhim të jashtëzakonshëm kundër përhapjes së COVID-19

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se këto 197 ditë të përballjes me pandeminë, janë karakterizuar me një angazhim të jashtëzakonshëm kundër përhapjes së COVID-19.

Këto komente Haziri i bëri pas takimit me Komitetin komunal për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi ditor dhe vlerësimi i pakos së re të masave lehtësuese të Qeverisë së Kosovës.

“Prej vizitës së fundit të ministrit Veliu para dy javësh e deri mbrëmë, kemi iniciuar, propozuar e arsyetuar lehtësimin e një numri të masave në gastronomi e fusha tjera…Nuk pres që të kemi ndonjë problem nëse i respektojmë masat siç kemi bërë deri tash. Do të luftojmë që numrin 68 të rasteve aktive ta ‘rrëzojmë’ dhe ta ulim infeksionin në pikën zero”, ka thënë Haziri, në konferencën për gazetarë.

FITORJA

Ai ka falënderuar institucionet shëndetësore dhe emergjencat civile për punën e madhe që kanë bërë, teksa ka njoftuar për fillimin e një aksioni për pastrim gjeneral të hapësirave publike e largim të të gjitha deponive deri në fund të tetorit.

“Do të ndodhë një pastrim masiv sezonal në Gjilan dhe do ta rrisim kulturën e higjienës publike”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 997 të infektuar në total, 885 të shëruar, 68 raste aktive, 44 të vdekur, 18 persona janë të hospitalizuar, 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, derisa 9 pacientë janë me oksigjenoterapi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.