GRANDEMALL

Lutfi Haziri: Kemi shpëtuar jetë të njerëzve gjatë ndërhyrjeve në menaxhimin e situatës pas vërshimeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas situatës vërshimeve si pasojë reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se 24 orë po punohet për menaxhimin e situatës.

Ai njoftoi se ka krijuar grupin punues ndër-institucional për menaxhimin e situatës që pos institucioneve të Komunës, është përfshirë edhe KRU Hidromorava, zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe FSK.

Haziri tha fal punës së ekipeve të Komunës, janë shpëtuar jetë të njerëzve.

“Gjatë intervenimeve të ekipeve tona, janë evakuuar 18 qytetarë, që nënkupton se kemi shpëtuar jetën e qytetarëve. Gjendja më e rënduar është në Lagjen e Rrushnajave, 2 Korriku, pjesa përskaj kazermës se FSK, në fshatin Malishevë e Uglar”, ka thënë Haziri.

FITORJA

Haziri tha se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, pos dëmet materiale, të cilat pohoi se janë të konsiderueshme dhe po punohet në vlerësim.

Në fund, Haziri ka apeluar qytetarët që t’i kufizojnë daljet me vetura sepse rreziku nga vërshimet mbetet ende i madh.

“Mos dilni sepse vërshimet edhe më tutje janë kërcënim për jetën e qytetarëve. 24 orë po punojmë për ta sanuar gjendjen”, tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.