Fundamenti

Lutfi Haziri impresionohet me rendimentet rekorde të mollës tek “Moea”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka marrë pjesë sot në vjeljen e mollës tek kompania “Moea” në Kravaricë, e cila ka të mbjellura 30 hektarë, ku është pritur nga pronari Armend Malazogu.

Së bashku me pronarin Malazogu, kreu i Gjilanit ka vizituar edhe fabrikën për përpunimin e lëngjeve “Frutomania”, e cila është duke punuar me kapacitet të plotë deri 30 tonë në ditë, ndërkaq vjelje është duke bërë rreth 60 tonë në ditë.

Kryetari Haziri është ndarë shumë i kënaqur, e i impresionuar me punën dhe rendimentet rekorde të mollës, sikurse edhe me cilësinë e prodhimit të lëngjeve vendore.

“Ajo që pamë sot këtu, është vërtetë impresionuese. “Moea” e “Frutomania” janë storie e suksesit të prodhimit vendor dhe krenaria e Gjilanit, edhe sa i përket sasisë, por edhe cilësisë. E përgëzova menaxhmentin për angazhimin e madh, ndërkaq ia shfaqa zotimin e Komunës së Gjilanit në mbështetjen në aspektin e infrastrukturës, në mënyrë që të operojnë suksesshëm në këtë veprimtari. Këtu shumë familje gjilanase e sigurojnë bukën e gojës dhe kjo është vërtetë mbreslënëse”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Nga ana tij, pronari i kompanisë “Moea”, në kuadër të së cilës operon edhe “Frutomania”, Armend Malazogu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të Komunës së Gjilanit në rregullimin e infrastrukturës.

Ai ka informuar së në këto kompani janë të punësuar 70 punëtorë të rregullt, ndërsa ky numër dyfishohet gjatë sezonës.

Ditët në vazhdim, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorët do të vizitoj të gjithë agropërpunuesit që operojnë në Gjilan. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.