FITORJA

Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit Rega Aliut për 24 orë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën Rega Aliut, e cila do ta ushtrojë këtë detyrë për 24 orë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, Olti Suliqi, kryesues i Kuvendit te Komunës, Ledi Sylejmani, nënkryetar, Kanina Mehmeti zëvendëskryesuese dhe Rona Aliu, shefe e kabinetit, si simbolikë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.

“Është traditë e punës në zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Rega që ta ushtroj detyrën e kryetares se Gjilanit. Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete. Mësimi, përkushtimi për punë dhe familje është obligim për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm edhe në jetë. Një ditë me të vërtet dikush nga ju mund të jetë kryetar i Gjilanit, dikush mjek e të tjerët edhe në profesione të ndryshme. Kudo që të jeni tregojeni veten me përkushtim, me mature dhe punë të vazhdueshme”, tha kryetari Haziri në ceremoninë dorëzimit të detyrës së kryetarit.

“Besoj që kjo simbolikë e ushtrimit të detyrës, i përgatitë qytetarët tanë për sensibilizimin e të drejtave të fëmijëve për shkollë, për jetë të barabartë dhe përfaqësim sa më dinjitoz. Fëmijët janë gjithçka për ne, mbi të gjitha ne duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe në punësimin e tyre në të ardhmen”, tha Haziri.

Uji Dea

Kurse, Rega Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për respektin dhe përkushtimin që ka për fëmijët e Gjilanit dhe hapësirën e mbështetjen që e jep për ta.

Në kuadër të kësaj simbolike, kryetarja e Komunës për 24 orë ka nxjerrë vendim të rëndësishëm për mbështetjen të matematicientëve të Gjilanit për pjesëmarrje në olimpiadën ndërkombëtare që mbahet në Rumani.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryetarja dhe ekipi i saj do t’i takojë fëmijët e çerdhes në lagjen “Dardania”, do të vizitojnë Drejtorinë Komunale të Arsimit, do të mbajnë debat në ora 13:20 (tek Biblioteka e Qytetit), për të përfunduar angazhimin e ditës me mbledhjen e Kuvendit, në ora 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.