UBT

Lutfi Haziri i dorëzoi detyrën e kryetarit Festina Kurteshit për 24 orë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën Festina Kurteshit, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve, e cila do ta ushtroj për 24 orë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, që të gjithë fëmijë.

“Ne sot po e shënojmë një ngjarje të zakonshme në Gjilan. Është traditë e punës në zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Festina që ta ushtroj këtë detyrë. Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete Për shkak e me 1 qershor kanë qenë zgjedhjet jashtëzakonshme, detyrën e kryetarit po ia dorëzoj sot një fëmiu, në këtë rast Festinës, si kryetare më e suksesshme e Asamblesë së Fëmijëve në nivel të Republikës.”, tha kryetari Haziri në ceremoninë dorëzimit të detyrës së kryetarit.

“Besoj që kjo simbolikë e ushtrimit të detyrës, i përgatitë qytetarët tanë për sensibilizimin e të drejtave të fëmijëve për shkollë, për jetë të barabartë dhe përfaqësim sa më dinjitoz. Fëmijët nuk janë vetëm vetëm ardhmja e jonë, por është e sotmja jonë, mbi të gjitha, tek të cilët duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe në punësimin e tyre”, tha Haziri.

Kurse, Festina Kurteshi e ka falënderuar kryetarin Haziri për respektin, duke thënë se do të mundohet që me përkushtimin më të madh ta ushtroj detyrën e kryetares për 24 orë.

Uji Dea

“Fatkeqësisht, shembullin që e ka instaluar kryetari Haziri në Gjilan, nuk ndiqet në asnjë komunë të Kosovës që një eksperiencë kaq të veçantë ta gëzojnë fëmijët. Ne fëmijët jemi me fat që jetojmë në Gjilan dhe i gëzojmë këto privilegje”, tha Kurteshi.

Gjatë ditës, kryetarja Kurteshi dhe ekipi i saj do t’i takoj fëmijët e mërgimtarëve, do të vizitoj shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, për të vazhduar me vizitën në çershen“Integj”, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Administratës.

Në fund të ditës, Kurteshi do ta marrë një vendim për realizimin e një projekti të rëndësishëm për komunitetin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.