Fundamenti

Lutfi Haziri: Gjilanit i është kthyer fuqishëm përkujdesja e qeverisë në investime

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimeve maratonike me kryeministrin Isa Mustafa, i cili vizitoi këtë Komunë dje, ka thënë se përfundimisht Gjilanit i është kthyer fuqishëm përkujdesja e qeverisë në investime.

“Nëse dikur ky vend ka qenë i harruar e i anashkaluar e anashkaluar, sot gjendja është krejtësisht ndryshe. Gjilanit iu rikonfirmua edhe njëherë mbështetja e fuqishme e Qeverisë së Kosovës sa i përket investimeve në infrastrukturë dhe në fushat tjera. Pos kësaj, e kemi edhe mbështetjen e fuqishme të donatorëve dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të ndodhin investimet milionëshe në rehabilitimin e lumenjve, “Mirusha” e “Stanishorka”, duke zgjidhur përgjithmonë problemet me lloç e vada. Përfundimisht, gjilanasve i është kthyer dinjiteti”, ka thënë Haziri pas takimeve të shumta me kryeministrin Mustafa.

Ndërkohë, kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, është zotuar për mbështetjen e fuqishme ndaj Gjilanit, kryesisht në infrastrukturë, duke paralajmëruar edhe fillimin e autostradës Gjilan-Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm.

Mobi Casa

Ai ka thënë se krejt këto investime po ndodhin në Gjilan për shkak se kjo Komunë është tatimpaguesja më e madhe pas Prishtinës dhe shkaku i disiplinës së ashpër buxhetore që është vendosur në këtë Komunë nga ana e Lutfi Hazirit.

Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, fillimisht ka pritur në zyrën e tij kryeministrin Isa Mustafa dhe ekipin e tij, për të vazhduar me vënien e gurthemelit për QKMF-në, derisa kanë vizituar edhe Universitetin “Kadri Zeka”, kazermën e Batalionit të Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërkaq në fund kanë zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës Lindore. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.