Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Familja Malaj dhe Berisha janë sinonim i Lirisë dhe Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në familjen e heroit Rexhep Mala dhe atë të Nuhi Berishës, për t’ua uruar festat e nëntorit, ku janë pritur dhe falënderuar nga zonja Hanife Malaj, përkatësisht baca Rexhep Berisha.

Pasi ua uroi festat e Nëntorit, Haziri tha se familja Malaj dhe Berisha janë dy familje që janë sinonim i lirisë së këtij vendi.

Hidromorava

“Familja Malaj dhe Berisha janë dy familje që janë sinonim i lirisë së këtij vendi, i Pavarësisë dhe i kësaj ditë të bardhe që ne sot e shënojmë. Zonja Hanife dhe mixha Rexhep, dytë tashmë Qytetar Nderi të Gjilanit dhe familjet e tyre, janë krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ne e kemi për nderë që i kemi gjilanas dhe kontributi i tyre në histori është jashtëzakonisht i madh. Ne i nderojmë dhe i respektojmë shumë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit.

Përndryshe, aktivitetet e shumta të Komunës së Gjilanit për nderë të 28 Nëntorit, kurorëzohen në mbrëmje me koncertin festiv “Gëzuar Ditën e Flamurit” me fillim në ora 19:30, ku do të performojnë emra të shumtë të estradës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.