FITORJA

Lutfi Haziri falënderon zjarrfikësit për punën e jashtëzakonshme të përballjes me pandeminë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku është pritur nga komandanti, Rabit Murseli.

Kryetari Haziri ka falënderuar ata për punën e jashtëzakonshme të përballjes me pandeminë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve.

“Vizitova Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe i falënderova për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë përballjes me pandemisë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve. Akoma mbetet problem mos zgjidhja e statusit të zjarrfikësve vullnetarë dhe për këtë çështje kam punuar dhe do të angazhohem me krejt qenien time që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet statusi i këtyre njerëzve, të cilët kanë bërë punë të madhe. Ju falëmnderit shumë!”, ka thënë kryetari Haziri.

FITORJA

Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme ka shprehur komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, sikurse edhe për angazhimin dhe mbështetjen në veçanti për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve vullnetarë.

#LDK160 #LDKGjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.