KKGJILAN

Lutfi Haziri: Faleminderit gjilanas për mbështetjen në formë të Referendumit

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Sot, në veçanti, jam tepër i nderuar që po flas para familjeve të respektuara të dëshmorëve të kombit: Idiz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha, Halim Orana, Reshat Ymeri, Nezir Shurdhani, Ymer Muqibaba, Hoxhë Lipovica…kas thënë Lutfi Haziri.

Fjala e plotë e Lutfi Hazirit

I nderuari kryetar, Isa Mustafa

Deputetë të Kuvendit të Republikës,

Kryetar i Bashkësisë Islame, imamë të xhamive,

Të dashur gjilanasit e mi që në asnjë rrethanë nuk ka braktisët, por me mështetjen tuaj na keni dhënë zemër në të gjitha proceset politike.

Faleminderit pafund për besimin e madh që keni treguar ndaj meje dhe LDK’së më 22 tetor.

Sot, në veçanti, jam tepër i nderuar që po flas para familjeve të respektuara të dëshmorëve të kombit: Idiz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha, Halim Orana, Reshat Ymeri, Nezir Shurdhani, Ymer Muqibaba, Hoxhë Lipovica…

Gjilani është qytet i kryengritësve më të mëdhenj për të drejtat e shqiptarëve. Por, me këtë mbështetje të sotme në formë të referendumit, ju keni bërë KRYENGRITJEN E MADHE POLITIKE sepse nuk e lejoni të shuhet e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj.

Sot ju keni FOLË FORT dhe na keni bërë me dinjitet të gjithëve. Këtë përkrahje masive, unë dhe kolegët e mi e përkthejmë në përgjegjësi të madhe në punë.

Të dashur gjilanas,

Me përkrahjen tuaj në formë plebishitare arritëm ta kthejmë Rugovizmin në Gjilan në vitin 2013 dhe e ndalëm të keqen.

Komunën e gjetun sikur një shitore të thyme, e sanuam, i shlyem borxhet e mëdha të trashëguara, ia kthyem Gjilanit partnerët, mobilizuam mjete dhe i filluam projektet e mëdha.

Projekti i shekullit për Gjilanin dhe Anamoravën është Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, të cilën disa u munduan ta ndalin, por me mbështetjen tuaj, arritëm ta fusim në buxhetin e shtetit.

Autostrada po nis dhe po fillon Lidhja e madhe me korridoret e mëdha ndërkombëtare. Po fillon lidhja me krejt dynjanë.

Në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së LDK’së, do t’i përfundojmë edhe hyrje-daljet e qytetit, shtratin e lumit “Mirusha” dhe do të fillojmë ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”.

Hidromorava

Do ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e lloçit dhe vadave në qytet dhe fshatra sepse për këtë i kemi siguruar mjetet nga donatorët.
Pas ndërtimit të sheshit të parë, do t’i ndërtojmë edhe dy sheshe tjera në Gjilan, do t’i standardizojmë trotuaret e do të bëjmë hapësira rekreative për të gjitha moshat

Arsimin do të vazhdojmë ta trajtojmë si prioritetin e parë të qeverisjes dhe Kampusi i shkollave të mesme tashmë është model për krejt Kosovën.

Do ta përfundojmë shkollën në fshatin Haxhaj e shkollën e Arteve, sikur që do ta ndërtojmë edhe një shkollë fillore në qytet.

Në qeverisjen katër vjecare, do të ndërtojmë edhe çerdhe të reja për fëmijët e moshave nga 0-6 vjeç.

Do të ndërtojmë edhe terrene sportive të hapura dhe të mbyllura. Do t’i stimulojmë studentët me bursa, ndërsa ata të Ekselencës do të kenë tretman special.

Në BUJQËSI do ta dyfishojmë buxhetin për subvencione dhe do t’i përkrahim të gjithë ata që e punojnë tokën. Në këtë mënyrë, ne ndikojmë direkt në forcimin e ekonomisë sociale.

Do t’i vazhdojmë partneritetet si komunë me kompanitë vendore që sot janë brendi i Gjilanit si: Fluidi, Moea, Calabria, Frutomania, Dea, Konsoni, Trocal, Enrad…

Në veçanti, fokusi i qeverisjes së LDK’së do të jetë në vazhdimin e krijimit të kushteve më të mira për të bërit biznes.

Sa I përket SPORTIT, të gjitha klubet sportive do t’i subvencionojmë me të gjitha kapacitetet komunale.

Me ndërtimin e stadiumit të qytetit në vlerë prej mbi 6 milionë euro, Gjilani dhe Drita me sukseset e tyre do t’i mposhtin edhe ekipet me renome ndërkombëtare.

Në qeverisjen e LDK’së vend meritor do të kenë gratë dhe të rinjtë, duke iu besuar pozita të rëndësishme udhëheqëse. Ekipi i ri qeverisës do të jetë reprezentativ, do të jenë njerëz me integritet të lartë e profesionistë të vërtetë.

E rëndësishme është se me qeverisjen me duar të pastërta e me transparencë të plotë, do t’i intensifikojmë partneritetet me miqtë ndërkombëtarë përfshirë qeveritë e agjencionet e SHBA dhe shteteve të Europës si dhe do ta bëjmë Gjilanin qendër të Mikro-regjionit Europian përmes bashkëpunimit ndërkufitar.

Për fund, ju lus që kështu në mënyrë masive e solemne të dilni më 19 nëntor për ta rikonfirmuar besimin sepse politika është veç besim.

Për me ndodhë tregimi i madh për Gjilanin, VOTONI MASIVISHT ME DORËN E DJATHTË EDHE N’RAFTË SHI e SAKICA!

Ju faleminderit shumë. Kam me mbetë gjithmonë Luta i Juaj. Zoti ju rujtë!