Fundamenti

Lutfi Haziri: Do ta ndërtojmë “Parkun e Paqes” midis Malishevës dhe Gjilanit, i cili i kushtohet dëshmorëve prej Luftës së Parë Botërore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Malisheva, Malisheva e Epërme, Capari dhe Uglari, me anë të një tubimi madhështor i kanë bërë konak njeriut i cili u rikonfirmua në mënyrë plebishitare për kryetar i Gjilanit më 22 tetor, Lutës së Gjilanit.

Banorët e atjeshëm thanë se përkrahja për Lutfi Hazirin e LDK’së më 19 nëntor do të jetë dyfish më e madhe.
Fjalë falënderimi për mbështetjen e fuqishme ka shprehur kreu aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.

“Skam dilemë se më 19 nëntor ju do ta rikonfirmoni rezultatin e bardhë për partinë e Ibrahim Rugovës. LDK më ka bërë nderë me mbështetje të jashtëzakonshme, por mbështetja përtej partiake më ka bërë më të përgjegjshëm”, ka deklaruar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, për të vazhduar me zotimin për realizimin e projekteve multimilionëshe.

RCCOLA

“Në mandatin e ri, Parkun e Paqes” që do të ndërtohet midis Malishevës dhe Gjilanit dhe iu dedikohet dëshmorëve që prej Luftës së Parë Botërore e deri më sot. Malisheva në pjesën më të madhe është integruar në zonën urbane. Pas përfundimit të shtratit të lumit “Mirusha”, do të fillojmë ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”, sikurse që do ta ndërtojmë edhe impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe përfundimisht problemi me ujërat e zeza do t’i takoj historisë”, është zotuar Haziri.

Kryetari Lutfi Haziri pohoi se gjatë mandatit të ri katër vjeçar do të vazhdoj të qeverisë me duar të pastra e dyer të hapura, duke vazhduar t’ua bëjë jetën e dinjitetshme gjilanasve.

Në këtë tubim, kryetari Lutfi Haziri tha se gjatë mandatit të ardhshëm do të vendoset në vendin meritor edhe kolosi tjetër i kombit, Abdullah Tahiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: