Fundamenti

Lutfi Haziri: Ditët e bardha të lirisë kulmojnë më 25 qershor kur po e kthejmë në bronz kryengritësin, Abullah Tahiri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nisur sot aktivitetet e shumta në shënim të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, me një pjesëmarrje të të gjitha institucioneve në nivel lokal e regjional, për të bërë kështu nderimin e përbashkët për dëshmorët, heronjtë, martirët dhe të gjithë të rënët në luftën për liri, në varrezat e dëshmorëve.

Haziri ka thënë se janë ditë të bardha të qytetit të Gjilanit dhe të Kosovës falë sakrificës së dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri, vetëm duke respektuar të kaluarën, mund të ndërtojmë të ardhmen bashkërisht.

“Në këtë kohë pandemie, uroj këto ditë të bardha për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Për shkak të pandemisë, festa do të shënohet me aktivitete ceremoniale dhe programe kulturore online, që përfshinë respektin dhe nderimet për heronjtë e kombit. Sot në këtë ditë do të bëhet parakalimi në shenjë falënderimi për mjekët dhe institucionet komunale e regjionale të cilët kanë luftuar përhapjen e Covid-19, si institucione që nuk ndalen në asnjë moment për të ndihmuar dhe lehtësuar jetën e qytetarëve. Ndërkaq, me 25 qershor përfundojnë aktivitetet, kur edhe do ta sjellim lapidarin e Avdullah Tahirit, Hero i Kombit, që ky vit i përkushtohet atij, veprës dhe kontributit në rreshtin e gjatë të heronjëve dhe dëshmorëve të Kosovës të rënë për liri”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar që të festohet, por, me kujdes sepse parandalimi i sëmundjes, është prioriteti kryesor sot.

Hidromorava

Edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka uruar me fjalën e saj të gjithë qytetarët e Gjilanit për ditën e 15 qershorit kur edhe ka filluar frymimi i lirshëm për të gjithë qytetarët.

“Kjo ditë është histori e lirisë dhe nuk do të harrohen asnjëherë ato momente. Është një ditë e bardhë e kujtimit për të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre, edhe jetën, që ne sot të jetojmë të lirë e të zhvillohemi. Kemi obligim të gjithë së bashku që të punojmë për ruajtje të paqes dhe të kontribuojmë për një Kosovë siç e deshën ata”, than ë mesazhin e saj Kursteshi-Emini.

Ndërsa Ahmet Isufi, ish komandant i Zonës Operative të Karadakut, ka kujtuar këtë ditë të madhe kur shënoi edhe përfundimin e luftës duke mos harruar asnjëherë gjakun e dergjur për liri.

“Është 21-vjetori i çlirimit të Gjilanit, është momenti i hyrjes në qytet të pjesëtarëve të UÇK-së dhe trupave të NATO-s të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne kemi pasur fatin si ZOK që të kemi bashkëpunim, pikërisht me kontigjentin amerikan. Lavdia është pikërisht për dëshmorët që Kosova të jetë e lirë. Të gjithë luftëtarët janë krenar që kanë luftuar për lirinë e popullit të vet. Mesazhi është gjithmonë që të punojmë sa më shumë, ta ndërtojmë vendin dhe të jetojmë, sepse për këtë kanë ra dëshmorët”, ka thënë ai mes tjerash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.